LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka qenë në kontakt të rregullt me legjendën e Manchester United, Rio Ferdinand.

Guardiola u bë trajneri i parë në histori të Ligës Premier që fitoi katër tituj radhazi, duke shtuar trofeun e gjashtë të ligës në kabinetin e tij të trofeve që prej se u bë pjesë e ‘Qytetarëve’.

Manchester United fitoi tre tituj radhazi mes viteve 1998 deri 2001 dhe 2006 deri në 2009, por ekipi i Guardiolës tani ka bërë historinë duke i tejkaluar rivalët lokal.


Ferdinand ka zbuluar pas fitores historike të dielën se Guardiola ishte i etur të arrijë atë që United dështoi ta bënte.

“Unë flas me Pep shpeshherë përmes telefonit. Titulli i katërt radhazi ka qenë në mendjen e tij para se të fillonte sezoni”.

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United
Lexo po ashtu Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

“Ai më dërgon mesazhe duke më ngacmuar ‘nëse fitojmë, do të kalojmë Man Unitedin’. Ai ka një uri dhe dëshirë që ta tejkalojë Unitedin”, ka thënë Ferdinand.

“Ky njeri e bën diferencën, ai është një gjeni në mesin e njerëzve të elitës në atë skuadër, ai e bën ndryshimin”.

“Në përputhje me gjenialitetin e tij në aspektin taktik dhe mënyra se si ai krijon sistemet e tij për të luftuar ekipet e tjera dhe mënyra se si ai evoluon dhe vit pas viti sjell diçka të re në tryezë. Ky është dallimi”, përfundoi anglezi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori