LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet dënimi përfundimtar për gjyqtarin që shkaktoi polemika në duelin Valencia – Real Madrid

Zbulohet dënimi përfundimtar për gjyqtarin që shkaktoi polemika në duelin Valencia – Real Madrid

Komiteti Teknik i Gjyqtarëve (CTA) në Spanjë e ka dënuar Gil Manzanon dhe ai nuk do të marrë pjesë në javën e 29-të të ndeshjeve në La Liga, kjo për shkak të gabimit që bëri në ndeshjen Valencia-Real Madrid rreth dy javë më parë.

Ani pse nga pikëpamja e Komitetit, Gil Manzano kishte performuar mirë në një ndeshje të tensionuar, ai bëri një gabim në aksionin e fundit të ndeshjes duke i dhënë fund asaj në momentin e gabuar.

40-vjeçari i fryu bilbilit në momentin kur ‘Los Blancos’ po finalizonin aksionin e tyre të fundit, aty ku Bellingham në lëvizjen e fundit shënoi gol, vetëm një gjysmë sekondi më vonë pasi gjyqtari i dha fund takimit.


Futbolli spanjoll ishte dëshmitar i gabimit të njëjtë edhe më herët

Ishte e pritshme që Manzano të dënohej, pasi edhe gjyqtari Ortiz Arias kishte bërë gabimin e njëjtë vitin e kaluar në ndeshjen Valladolid-Sevilla kur lojtari i Sevillës bëri një goditje të fuqishme jashtë zonës e cila përfundoi në rrjet, por nuk u pranua.

Në atë rast, goli nuk u dha për shkak se gjyqtari i kishte rënë bilbilit para se topi të kalonte vijën e portës. Gjyqtari nga Madridi nuk kishte ndarë drejtësinë për tri javë për shkak të dënimit të tij. Tani, mbetet të shihet se sa kohë do të jetë jashtë fushave Gil Manzano, pasi gabimi i tij ishte i njëjti.

Gil Manzano do të jetë jashtë listës edhe këtë javë, por pritet që të rikthehet së shpejti, ai madje është njëri ndër kandidatët kryesor për të përfaqësuar Spanjën në Kampionatin Evropian 2024./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

La Liga
Lirohen dy të arrestuarit për plagosjen e së mërkurës në Bielefeld, pas seancës për vrasjen e boksierit kosovar

Lirohen dy të arrestuarit për plagosjen e së mërkurës në Bielefeld, pas seancës për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
A do t'i hiqen titujt Man Cityt? Zbulohen detajet më të reja për 115 akuzat

A do t'i hiqen titujt Man Cityt? Zbulohen detajet më të reja për 115 akuzat

Premier League
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

La Liga
Kalo në kategori