Kampionati Evropian i Futbollit për Femra i UEFA-s është duke u zhvilluar aktualisht në Zvicër, ku po marrin pjesë disa nga futbollistet më të mira në botë.

Megjithë talentin e jashtëzakonshëm dhe rritjen e vazhdueshme të të ardhurave nga futbolli i femrave, pagat e tyre mbeten dukshëm më të ulëta në krahasim me ato të futbollistëve meshkuj.


Për shembull, edhe Aitana Bonmati – fituese dy herë e Topit të Artë – fiton më pak se 1 milion euro në vit, një shifër shumë e largët nga ajo që përfitojnë yjet më të mëdhenj të futbollit për meshkuj.

10 futbollistet më të paguara në botë:

Aitana Bonmati – 960,000 €

Alexia Putellas – 670,000 €

Sam Kerr – 520,000 €

Racheal Kundananji – 450,000 €

Keira Walsh – 440,000 €

Ada Hegerberg – 380,000 €

Marta – 370,000 €

Wendie Renard – 340,000 €

Christine Sinclair – 330,000 €

Trinity Rodman – 250,000 €

10 futbollistët meshkuj më të paguar:

Cristiano Ronaldo – 200 milionë €

Lionel Messi – 130 milionë €

Neymar – 110 milionë €

Kylian Mbappe – 105 milionë €

Karim Benzema – 100 milionë €

Mohamed Salah – 80 milionë €

Kevin De Bruyne – 55 milionë €

Erling Haaland – 55 milionë €

Robert Lewandowski – 50 milionë €

Sadio Mane – 45 milionë €. /Telegrafi/

telegrafi sport app