Të dielën, djali i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka kurorëzuar dashurinë e tij me fejesë me bukuroshen Armina Mevlani.

Dyshja u fejuan në një ceremoni private me pak të ftuar, ceremoni e cila arriti të rrëmbejë vëmendjen e mediave.


Në pak orë u publikuan edhe disa imazhe, të cilat treguan se si çifti u dukën përgjatë mbrëmjes, në veçanti Armina e cila shquhet për stilin e saj të veçantë.

model1

Modelha bukuroshe kishte të veshur një fustan të shkurtër dhe mjaft elegant, i qëndisur me lule të shumta.

Fustani i markës "Dolce Gabbana", duket të ketë pasur një kosto mjaft të lartë, pasi e njëjta ka shpenzuar plot katër mijë euro për blerjen e tij.

model2

Bëhet e ditur se lulet në fustanin e Arminës ishin lule bozhuri, të cilat simbolizojnë qëndrueshmërinë e kohëzgjatjen e gjërave.

Çifti janë dukur shumë bukur dhe elegant në ceremoninë private të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, ku të ftuar thuhet se ishin vetëm 30 persona. /Telegrafi/

armina2