LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen tre emrat e lojtarëve të Interit që mund të përfshihen në shkëmbim për Jordi Alban

Zbulohen tre emrat e lojtarëve të Interit që mund të përfshihen në shkëmbim për Jordi Alban

Klubi italian, Interi ka qenë i lidhur me një lëvizje tronditëse për yllin e Barcelonës, Jordi Alba dhe tashmë janë zbuluar disa emra që mund të përfshihen në një marrëveshje shkëmbimi.

32-vjeçari mbetet pjesë kryesore e planeve të Barcelonës, duke bërë përshtypje këtë sezon dhe duke vazhduar të performojë mirë këtë verë për Spanjën në Euro 2020.

Alba ishte një nga lojtarët më të mirë të Spanjës në fitoren e tyre 5-0 në fazën e grupeve ndaj Sllovakisë të mërkurën në mbrëmje.


Por, 32-vjeçari duket se është i kërkuar nga Interi dhe lidhet me një lëvizje tek ta ndërsa ata kërkojnë të përmirësojnë situatën e tyre në krahun e majtë të mbrojtjes.

Interi dëshiron transferimin e Jordi Albas
Lexo po ashtu Interi dëshiron transferimin e Jordi Albas

Interi nuk po kërkon të shpenzojë shumë këtë verë, një vendim që luajti rol të madh në largimin e papritur të trajnerit Antonio Conte.

Por, ata mund të largojnë disa lojtarë kryesorë dhe sipas gazetës Mundo Deportivo, klubi italian do të kërkojë një marrëveshje shkëmbimi për Alban.

Ky medium pohon se emra yjesh si Milan Skriniar, Lautaro Martinez ose Marcelo Brozovic mund të ofrohen në një marrëveshje, pasi po hasin në vështirësi në rinovimin e kontratave.

Alba është nën kontratë në Camp Nou deri në vitin 2024, dhe duke pasur parasysh atë që do t’i kushtonte Barçës të zëvendësonte dikë aq të besueshëm dhe me përvojë si Alba, nuk ka gjasa që ai të lejohet të largohet.

Veterani spanjoll gjithashtu ka një marrëdhënie shumë të mirë me Lionel Messin, dhe duke qenë se Blaugranat po përpiqet të mbajnë sulmuesin, do të ishte një ide e mirë për të mbajtur edhe Alban në skuadër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori