LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen tetë “shtëpi bari” në zona të ndryshme në Angli, kapen shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij

Zbulohen tetë “shtëpi bari” në zona të ndryshme në Angli, kapen shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij

Goditet aktiviteti i kanabisit në Angli. Mediat e huaja shkruajnë se në këtë aktiviteti ishin të përfshirë një burrë nga Shqipëria dhe një ndërtues pronash nga Cardiff Metthew Cleary.

Bëhet me dije se Cleary dhe bashkëpunëtori i tij shqiptar Mikel Kujtila kanë prodhuar kanabis me vlerë mijëra paund në tetë ‘shtëpi bari’ kanabisi në qytet.

Policia kishte nisur hetimet në qershor dhe kishte rënë në gjurmët e 33-vjeçarit Kujtila.


Autoritetet kryen kontrolle në telefonin e shqiptarit, ku edhe zbuluan komunikimet me mesazhe të zhvilluara me Cleary i cili më pas u ndalur nga oficerët teksa po ngiste në Range Rover në rrugën Mynachdy.

Brenda automjetit kishte pako me rreth një kilogram rrëshirë kanabisi. Vlera e tij në rrugë u vlerësua në 1,000 £, por gjykata dëgjoi se mund të kishte qenë një lloj maroken me cilësi të lartë, i cili do të kishte vlerë deri në 6,000 £.

Provat i çua oficerë në tetë ‘shtëpi bari’ në zona të ndryshme, afër Cardiff, duke përfshirë në Aberystwyth Street, Cathays Terrace, Llantrisant Road, Coëbridge Road East dhe Rolls Street.

Njëra ishte në një ndërtesë të Pontypridd High Street./abcnews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Lajme
Ambasada e Kosovës në Shkup tregon arsyet e shtyrjes së zbatimit të

Ambasada e Kosovës në Shkup tregon arsyet e shtyrjes së zbatimit të "One Stop Shop" në Bllacë

Kalo në kategori