LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen pagat e lojtarëve në Ligue 1: Mbappe fiton shumë më shumë se sa pritet të fitojë te Real Madridi

Zbulohen pagat e lojtarëve në Ligue 1: Mbappe fiton shumë më shumë se sa pritet të fitojë te Real Madridi

Si çdo vit, gazeta L’Équipe publikoi pagat e të gjithë lojtarëve të Ligue 1. Paris Saint Germain është skuadra që kryeson klasifikimin, me dhjetë nga lojtarët e saj ndër dhjetë më të paguarit në të gjithë kampionatin francez.

Futbollisti i parë në listë që nuk i përket parisienëve është Wissam Ben Yedder, nga Monaco, i cili është i 11-ti, i barabartë me Aubameyang, duke fituar 650,000 euro bruto në muaj.

Lojtari më i paguar në të gjithë Ligue 1 është, siç pritej, Kylian Mbappe. Pas rinovimit që ai nënshkroi në vitin 2022 për dy sezone, sulmuesi filloi të fitonte 6 milionë euro bruto në muaj, shifër që e bën atë lojtarin që fiton më shumë para në të gjithë futbollin evropian.


Në total, kapiteni i skuadrës franceze merr në xhep, vetëm me pagë, 72 milionë euro bruto në sezon, shumë më shumë se sa do të paguhet me kalimin e mundshëm te Real Madridi, pasi Fabrizio Romano ka bërë të ditur se 25-vjeçari do të arkëtojë vetëm 13 milionë euro në sezon te Los Blancos.

Pas Mbappes është Ousmane Dembele, paga e të cilit, si ajo e Marquinhos, është 1.12 milion euro bruto në muaj, gjithsej 13.44 milionë euro bruto në sezon. Lucas Hernandez, me 1.11 milion euro në muaj dhe Skriniar, i cili merr 1.1 milion në muaj.

Marco Asensio, i cili u largua nga Real Madrid për PSG në verë, është lojtari i tetë më i paguar në Ligue 1, duke marrë një pagë bruto prej 850,000 euro në muaj, domethënë 10.2 milionë bruto në vit, 5.1 neto në taksa. Spanjolli i dytë është Fabian Ruiz, me një pagë 434,000 euro në muaj, gjithmonë bruto. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori