Arkeologët nxorën në dritë mozaikë dhe afreske të reja gjatë gërmimeve në territorin e një shkolle, e cila u dëmtua nga tërmeti 2019 në Durrës dhe po rindërtohej.
Sipas arkeologut Luan Përzhita, që udhëheq misionin, gërmimet kanë zbuluar gjurmët e një pishine të brendshme të një vile të periudhës romake, e para e llojit të saj e zbuluar nga gërmimet arkeologjike në Shqipëri.
Sipas zotit Përzhita pishina është e dekoruar në të gjithë sipërfaqen e saj me afresk të një niveli të lartë artistik shumëngjyrësh.
“Unikaliteti i kësaj strukture, sipas arkeologut Përzhita, qëndron dhe në dyshemenë e saj të shtruar me një mozaik të ruajtur shumë mirë, me motive gjeometrike, të punuar me tesera mermeri, guri , qelqi dhe qeramike”, tha arkeologu Përzhita.
Ai shton se “në afërsi të pishinës, është zbuluar një monument hidrik i përbërë nga dy vaska të cekëta të shtruara me llaç hidroizolues dhe në pjesën veriore të kantierit të gërmimit u zbulua një dysheme me tulla, me përmasa të mëdha e cila mund të jetë dyshemeja e një terme, duke marrë parasysh krahasimet me ndërtimet e ngjashme të periudhës në Mesdhe”.
Sipas arkeologut janë evidentuar edhe disa linja muresh që lidhen me kompleksin arkitektonik të zbuluar në këtë sektor.
“Lartësia e konsiderueshme e ruajtjes së tyre na lë të nënkuptojmë që ky monument mund të ketë qenë i ndërtuar me dy kate”, tha arkeologu Përzhita.
Sipas tij me shumë interes janë zbulimet në pjesën perëndimore, ku veçohen fragmente të dekorimit të mureve dhe tavaneve të vilës, të punuara me stuko me motive të ndryshme, antropomorfe dhe floreale ku nuk mungojnë gjurmët e afreskut.
Gërmimet arkeologjike në këtë zonë shtrihen në një sipërfaqe 1.200 metra katrorë dhe në këtë fazë kanë dhënë një panoramë të veçantë të organizmit urban të zonës duke premtuar gjetje të reja.
Pak kohë më parë në këtë zonë u zbulua një banesë e shtruar me mozaikë me motive floreale, e cila solli bllokimin e vijimit të punimeve për themelet e shkollës së re që po ndërtohej, marrjen në mbrojtje të zonës dhe fillimin e misionit arkeologjik.
Arkeologët besojnë se kanë të bëjnë me një pjesë të qytetit ku banonin shtresat elitare të shoqërisë dhe gjatë gërmimeve janë gjetur edhe objekte të tjera arkeologjike si enë , një statujë dhe figura.
Gjetjet arkeologjike sipas arkeologëve i përkasin shekujve I-IV të erës sonë me pikën kulmore të zhvillimit të një rezidence elitare në shekujt I-II e.s. e cila ndodhej poshtë themeleve ku ishte ndërtuar shkolla që u shkatërrua nga tërmeti që goditi Durrësin në vitin 2019. Arkeologët mendojnë se edhe rezidenca elitare u shkatërrua nga tërmeti i shekullit IV të e.s, i cili përmendet në burimet antike. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe