Familja e këngëtarit të famshëm Zayn Malik është kërcënuar me vdekje.

E gjithë kjo pasi që motra e këngëtarit kishte publikuar në rrjetet sociale një imazh me pemën e Krishtlindjeve.


Kjo ka zemëruar besimtarët e religjionit islam, pjesë e të cilës është edhe familja e këngëtarit.

Ata e kanë quajtur turp i islamit dhe se nuk e përfaqëson fenë myslimane, transmeton Telegrafi.

Përndryshe, Yasseri, babai i këngëtarit ka lindur në Pakistan, ndërsa nëna e tyre është prejardhja britanike, e cila është konvertuar në fenë islame.

Kujtojmë se këngëtari ka kohë që është në lidhje me modelen Gigi Hadid. /Telegrafi/