Ai tha se misioni evropian për drejtësi dhe polici, EULEX, duhet të përpiqet që të vendoset vetë në tërë territorin e Kosovës duke i ofruar atij një ombrellë të 1244.

Sipas tij BE-ja duhet t'i tregojë Beogradit dhe serbëve të Kosovës në terren, se do të kenë një avantazh me vendosjen e misionit evropian.

Zannier gjithashtu ka thënë se ai ka ende përgjegjësitë ekzekutive të rezervuara në Kosovë dhe se sheh hapësirë për përdorimin e tyre kryesisht në fushën e rendit dhe të ligjit.

Sipas tij dialogu Prishtinë-Beograd nuk është dialog në përpjekje për të arritur marrëveshje për një numër parimesh, por dialog për të zgjidhur problemet në terren. /bbc/