Një burrë ka mbetur duke luftuar për jetën e tij pas zhvillimit të sepsës vdekjeprurëse nga kafshimi i thonjve të tij.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Ricky Kennedy thotë se ai është me fat që është gjallë pas kontraktimit të infeksionit nga gërvishtja e thoit të tij.


Siç thuhet më tej, 57-vjeçarit iu dha një shans 50% që të mbijetonte infeksionin dhe kaloi disa muaj në spitale duke “luftuar” me sëmundjen.

ss2 1

Sepsis vret rreth 44,000 njerëz në Britani të Madhe çdo vit dhe ndodh kur trupi reagon ndaj një infeksioni duke sulmuar organet dhe indet e veta.

Ndonëse ka shpëtuar, Ricky - i cili jeton në Westcliff me gruan Ghislaine, 65, ka mbetur me dëmtime të pjesëve të ndryshme të trupit, duke përfshirë një klavikulë të eroduar, artritin septik dhe astmën.

Ai tha: "Unë jam me fat që jam gjallë. Unë kurrë nuk do të jem aq i shëndetshëm ose aq i fortë sa isha, por unë jam ende këtu me familjen time dhe kjo është shumë e çmuar për mua”.

ss3 1

Ai ka shtuar se ka kafshuar thoin e tij për një kohë të gjatë dhe më pas vuri re një flluskë të vogël që formohej në gishtin e tij të madh.

Ricky shkoi te mjeku i tij pasi u shqetësua mbi flluskën dhe fillimisht iu dha antibiotikë për ta pastruar atë.

Megjithatë, infeksioni filloi të përhapet ndjeshëm deri në kraharor dhe brenda disa ditësh ai u dërgua në spital.

ss1

Ricky - i cili gjithashtu ka diabetin e tipit 2 - u lirua përfundimisht nga spitali në maj të këtij viti dhe kaloi dy muaj të tjerë në antibiotikë.

Ai vazhdoi: "Nuk më kujtohet ndonjë gjë që kur u dërgova për herë të parë në spital. Të gjitha që unë mund të kujtoj është se pyeta një infermiere nëse do të vdisja. /Telegrafi/