LAJMI I FUNDIT:

Zaharieva-Dimitrov: Ta bëjmë të pandalshme lidhjen e Ballkanit Perëndimor

Zaharieva-Dimitrov: Ta bëjmë të pandalshme lidhjen e Ballkanit Perëndimor

Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, njëkohësisht edhe zëvendëskryeministrja e vendit, Ekaterina Zaharieva, pas takimit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Sarajevë, deklaroi se procesin e lidhjes së gjashtë vendeve të rajonit dhe përmirësimin e ekonomisë së tyre duam ta çojnë në një fazë të pandalshme.

“Po përgatitemi për samitin në Sofje dhe Londër. U jam mirënjohëse kolegëve të mi për të gjitha idetë e mira në lidhje me përmirësimin e situatës së përgjithshme në rajon. Në fakt, ajo që duam të bëjmë është që të çojmë të gjithë procesin në një fazë ku do të jetë i pandalshëm, dhe këtu dua të them për përmirësimin e ekonomisë dhe lidhjen e vendeve të rajonit. Kjo në një farë mënyre u konfirmua me vizitën e presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në Ballkanin Perëndimor dhe është futur në politikën e jashtme të Bashkimit Evropian. Duam të marrin masa konkrete që do të mundësojë qytetarët e vendeve të Ballkanit të ndjejnë ndryshimet”, tha Zaharieva.


“Ne po flasim për lidhje fizike, sidomos për njerëzit, komunitetin e biznesit, të rinjtë. Jam e sigurtë se njerëzve nuk duhet t’u shpjegohet se sa e rëndësishme është për paqen dhe stabilitetin të ndërtohen ura midis njerëzve nga vende të ndryshme. Prandaj është shumë e rëndësishme të theksohet strategjia e fundit e BE-së të publikuar më 5 shkurt, e cila është shumë specifike. Ajo parasheh zhvillimin e secilit prej gjashtë vendeve sipas ritmit dhe shpejtësisë së tyre individuale”, tha Zaharieva.

“Këtu është edhe një tjetër element i rëndësishëm se përveç ndihmës së ekspertëve duhet të jepet dhe mbështetje konkrete financiare për projekte të ndryshme”, tha ministrja bullgare dhe shtoi se në samiti BE-BP, më 17 maj në Sofje, do të jetë një përpjekje për të konsoliduar, forcuar dhe përtërirë perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, theksoi ajo.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin e BE-së, Christian Danielsson tha se takimi i Ballkanit Perëndimor u zhvillua në një kohë shumë të rëndësishme.

“Për shkak se çështjet që lidhen me Ballkanin Perëndimor janë në krye të rendit të ditës të Bashkimit Evropian”, ka sqaruar Danielsson.

“Me siguri edhe për shkak se kryesimi shumë aktiv i Bullgarisë i jep kësaj një momentum shtesë, dhe rëndësinë e samitit në Sofje. Po ashtu, ky takim zhvillohet në kuadrin e strategjisë së fundit për Ballkanin Perëndimor të Komisionit Evropian. Ajo është e qartë dhe përmban perspektivë shumë të qartë për të gjithë Ballkanin Perëndimor që e ardhmja e saj të jetë në BE. Sot kemi patur një diskutim shumë të mirë për këto reforma. Theksuam rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, i cili është kyç për të tri fushat e përmendura”, theksoi Danielsson./ATA

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti

“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Drita jeshile për Kosovën në Asamblenë Parlamentare - Asociacioni, pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Drita jeshile për Kosovën në Asamblenë Parlamentare - Asociacioni, pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Projektligji për Ballkanin Perëndimor sërish para Senatit amerikan, kërkohet angazhim i shtuar i Shteteve të Bashkuara

Projektligji për Ballkanin Perëndimor sërish para Senatit amerikan, kërkohet angazhim i shtuar i Shteteve të Bashkuara

Lajme
Kalo në kategori