LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Zgjidhje e re ligjore për ambasadorë, do ta mbrojë shërbimin diplomatik

Zaev: Zgjidhje e re ligjore për ambasadorë, do ta mbrojë shërbimin diplomatik

Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook bëri të ditur se është propozuar zgjidhje e re ligjore për ambasadorë, që do ta mbrojë shërbimin diplomatik në të ardhmen, duke i dhënë përparësi diplomatëve të karrierës.

“Prej vitit 2017 deri më tani 87,5 për qind të personave të cilët janë emëruar për ambasadorë janë diplomatë të karrierës, 35 prej tyre janë profesionistë, ndërsa vetëm pesë janë zgjidhje politike. Në krahasim me periudhën 2006-2017, raporti mes zgjidhjeve profesionale dhe politike ishte 42,3 për qind, ose në realitet 33 të karrierës (shtatë të punësuar pak para dërgimit) dhe madje 45 zgjidhje politike”, shkruan Zaev.


Kryeministri më tutje bën të ditur se në vitin 2014 dhjetë ambasadorët e fundit të cilët ishin dërguar në mision kanë stazh total prej 28 viteve në MPJ, për dallim nga dhjetë ambasadorët në vitin 2019, të cilët kanë stazh total prej 214 viteve në MPJ.

Qeveria në seancën të cilën e mbajti të shtunën, e pranoi tekstin e Propozim-ligjit të Punëve të Jashtme, që ka për qëllim reformë të shërbimit diplomatik në drejtim të profesionalizimit të saj të plotë dhe afrimin drejtë rrjedhave evropiane për shërbime bashkëkohore diplomatike. Ky Propozim-ligj bën dallim mes kompetencave dhe parimeve të punës, si dhe të drejtave dhe obligimeve nga marrëdhënia e punës së diplomacive dhe të nëpunësve administrativë në Ministri.

Me zgjidhjen e re ligjore propozohet që numri i shefave në përfaqësitë diplomatike konsullore nga diplomatët e karrierës të jetë 80 për qind, ndërsa kujdes i veçantë është përkushtuar në strukturën dhe udhëheqjen me njësitë organizuese në ministri.

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori