Qeveria mbajti seancën e katërt të Këshillit për reforma në Administratën Publike të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në kuadër të seancës, kryeministri foli për procesin e reformës së administratës publike, ku tha se rritja e parashikuar e pagave të punonjësve të administratës publike është pjesë e këtyre reformave.
“Ekziston nevoja për një fokus të qartë në drejtimin në të cilin reforma po lëviz, cili është qëllimi, kjo është ajo që do të ndodhë në administratën publike në periudhën e ardhshme, ndërsa është me rëndësi të veçantë që qytetarët të njihen me të gjitha detajet e këtij procesi. Reformat e administratës duhet të bëhen në mënyrë të guximshme dhe dinjitoze, në mënyrë që të kemi një administratë publike më produktive dhe më efikase për të gjithë qytetarët “, tha kryeministri Zaev.
Ndërsa ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, tha se “procesi i reformës është një proces i hapur dhe prandaj pjesëmarrja e aktorëve të jashtëm është gjithashtu e siguruar për qëllime të monitorimit, vlerësimit dhe raportimit të strategjisë. Diskutimi publik me përfaqësuesit nga sektori civil dhe të gjithë aktorët u parapri nga këshilli i sotëm. Raporti tregon se 27 aktivitete janë zbatuar plotësisht, 36 aktivitete janë duke u zbatuar në vazhdim, ndërsa për 9 aktivitete është vonuar zbatimi i tyre”.
Me qëllim të rritjes së transparencës në punën e Qeverisë, me kërkesa të paraqitura pranë institucioneve nga sektori civil për qasje deri tek informacioni me karakter publik, institucionet duhet të përgjigjen në mënyrë proaktive dhe të japin përgjigje të plota./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite