LAJMI I FUNDIT:

Zaev dhe Tsipras lajm kryesor në mediat rajonale dhe botërore

Zaev dhe Tsipras lajm kryesor në mediat rajonale dhe botërore

Për vizitën e sotme të kryeministrit grek Alexis Tsipras në Maqedoninë e Veriut raportuan disa media rajonale dhe botërore.

“Vizitë historike: Tsipras për vizitë në Shkup”, shkruan portali bullgar “btvnovinite.bg”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në tekst thuhet se kjo është vizita e parë e një kryeministri grek në Maqedoni, pas 28 viteve të kontestit për emrin që e kishin këto dy vende. Gjithashtu thuhet se Tsiprasi me vete ka marrë edhe biznesmenë grek dhe një pjesë të delegacioni qeveritar.


“Kryeministri grek Tsipras për vizitë historike në Shkup”, shkruan portali “ekathimerini.com”.

Portali grek shkruan se për herë të parë në historinë e Greqisë, kryeministër nga Greqia ka ateruar në aeroportin e Shkupit për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Tsipras arrin në Shkup, pritet nga delegacioni qeveritar (Video)
Lexo po ashtu Tsipras arrin në Shkup, pritet nga delegacioni qeveritar (Video)

“Tsipras për vizitë historike në Maqedoninë e Veriut”, titull të përafërsisht të njëjtë ka edhe portali francez “ouest-france.fr”.

Edhe në Francë ka bërë bujë vizita e sotme e kryeministrit grek në Maqedoninë e Veriut. Mediat botërore me padurim presin përfundimin e vizitës së sotme që do të shkruhet në historinë e këtyre vendeve por edhe në evropë, shkruajnë në portalin francez./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori