Një influencues i kanalit YouTube dyshohet se është rrëmbyer nga një bandë në Haiti dhe po mbahet peng për një shpërblim prej 475,000 funtesh, kanë pretenduar shokët e tij.
Addison Pierre Maalouf, i njohur si YourFellowArab në rrjetet sociale, besohet se ka udhëtuar në vendin e përfshirë nga dhuna për të intervistuar udhëheqësin e famshëm të luftës, Jimmy “Barbecue” Cherizier, përpara se të zhdukej, shkruan The Sun.
Maalouf, i cili ka prejardhje libaneze dhe jeton në Atlanta, Georgia, shpesh krijon video ku heton kriminelët dhe bandat në mbarë botën.

Profili i tij në Instagram e përshkruan krijuesin e videove si një “udhëtar, komedian dhe rrëfimtar”. Megjithatë, influencuesi nuk ka postuar asgjë që nga data 12 mars në llogarinë e tij Twitter/X.
As në Instagram nuk ka ndryshuar asgjë që prej korrikut të vitit të kaluar, kur ai u shfaq me kriminelë të armatosur në Rio de Janeiro.
Një shok i Maaloufit, Lalem, ka pretenduar në një postim X se miku i tij është marrë peng. Ai shkroi: “Përpiqëm ta mbajmë private për dy javë, por tani po përhapet kudo. Po, Addison është rrëmbyer në Haiti dhe ne po punojmë për ta nxjerrë atë. Ju dua të gjithëve, ai do të lihet i lirë shpejt”.

Lalem gjithashtu publikoi një video të mëparshme të Maaloufit, e cila e tregonte atë në Haiti. Në klip, Maaloufit mund të shihet duke i paralajmëruar shikuesit për rreziqet e të qenurit në vend në atë kohë.
Ai tha se grupi i tij donte të shkonte në kryeqytetin Port-au-Prince, por po prisnin të niseshin herët në mëngjes për të arritur atje me dritën e ditës. “Mjafton një anëtar i marrëzisë së bandës me një AK-47 që diçka të shkojë keq”, ai u tha ndjekësve të tij.
Maalouf tani thuhet se po mbahet për një haraç prej 600,000 dollarësh (555,570 euro), me 40,000 dollarë (37,000 euro) tashmë të paguar.

Raportimet e pa konfirmuara pretendojnë se më 14 mars, YouTuber-i u mor nga banda e njohur si ‘400 Mawozo’, raporton Haiti24. Lideri i saj, i njohur si Lanmo Sanjou, ndodhet në listën e më të kërkuarve të FBI-së.
Byroja ofron një shpërblim prej një milion dollarësh (925 milionë euro) për informacione që çojnë në arrestimin e tij.
Ai dyshohet se ka rrëmbyer 17 misionarë kristianë në Haiti, përfshirë pesë foshnje, një prej tyre vetëm tetë muajsh, në tetor 2021. Si rezultat i krimit, ai përballet me akuza për komplot për rrëmbim pengjesh dhe marrje pengjesh në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

I veshur me rroba vajzash dhe me vallëzim sensual, Gjesti shkakton të qeshura te banorët

Cate Blanchett tejet elegante në premierën e filmit të saj të ri “Black Bag”

“Më ke thënë 2-3 detaje për jetën time, kujton se fshihem unë”, Rozana-Jozit: Po do të luash me mua, rri këtu në shtëpi

“Më ke thënë 2-3 detaje për jetën time, kujton se fshihem unë”, Rozana-Jozit: Po do të luash me mua, rri këtu në shtëpi

Olta Gixhari shkëlqen me një paraqitje elegante dhe sensuale në plazh

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Laerti dhe Gjesti puthen në buzë, shkaktojnë të qeshura pa fund tek banorët e tjerë

Bella Hadid mahnit në Paris me një pamje simpatike dhe një buqetë trëndafilash

Georgina Rodriguez shkëlqen në një fustan dramatik në Javën e Modës në Paris

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa