Young arrin marrëveshje personale me Interin

Anësori i Manchester Unitedi, Ashley Young thuhet se tashmë ka pranuar kushtet personale të ofruara nga skuadra italiane, Interi.
Emri i Young u shfaq befasisht javës e kaluar si objektiv i Nerazzurrëve dhe dukej si lajm pak i besueshëm.
Megjithatë, me kalimin e ditëve zërat filluan të bëhen më serioz dhe anglezi shihej si objektiv real i klubit italian.
Drejtuesit e Unitedit dhe trajneri Ole Gunnar Solskajer ishin kundër një largimi të Young në janar, por si duket largimi i tij është i pashmangshëm.
Sipas gazetarit të njohur italian Fabrizio Romano, Young ka rënë dakord me kushtet personale të ofruara nga Interi.
Kontrata e tij te Nerazzurrët është për një vit e gjysmë dhe zgjat deri në qershor të vitit 2021.
Tani thuhet se do ta mbahen edhe bisedimet me Manchester Unitedin dhe një marrëveshje pritet të zyrtarizohet shumë shpejt. /Telegrafi/





















































