Analisti Visar Ymeri ka thënë se vendosmëria e palëve nuk është për të arritur marrëveshje por më shumë të fajësohet pala tjetër.
“Zajednica nuk kalon, nuk bëhet. Asociacioni është Zajednicë e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, … por me mua kryeministër nuk po zbatohet”, thoshte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një nga seancat e kuvendit të Kosovës.
Lidhur me këtë, analisti Visar Ymeri, ka thënë se ajo çfarë kryeministri Kurti po bën tani me procesin e dialogut, është ajo çfarë ka bërë edhe ish-kryeministri Isa Mustafa në vitin 2015.
Në RTV Dukagjini, Ymeri ka thënë se vendosmëria e palëve nuk është për të arritur marrëveshje por më shumë të fajësohet pala tjetër.
“As vetë nuk po munden të përcaktohen se ku ka nisur Zajednica. Çka po bën Qeveria Kurti aktualisht kurdo që ta nisë diskutimin, me apo pa dokumentin e paraqitur që është quajtur si pikënisje edhe akti por edhe dokumenti, i quajtur si serioz nga Escobar, prapë do të flitet për kompetencat e Asociacionit, në njëfarë mënyrë nëse e zhvendosim në kohë çka po bën Albin Kurti sot është çka ka bërë Isa Mustafa në vitin 2015, po flas proceduralisht dhe jo përmbajtësisht”, ka thënë Ymeri.
“Kur themi Asociacion/Bashkësi, çka nënkupton ajo, ku shtrihet dhe çfarë kompetenca ka. Rezultatin e Zajednicës së Kurtit do ta shohim më vonë. Deklarimet e sotme më duken të çuditshme, gara më e madhe më duket është se kush po del penguesi, ky proces i dialogut po shihet se vendosmëria e palëve nuk është për të arritur marrëveshje por më shumë të fajësohet pala tjetër”, shtoi ai.
Sipas Ymerit, nëse Kosova ka nevojë më shumë për marrëveshje atëherë pala kosovare duhet të jetë ajo që duhet të insistojë më shumë.
“A ka nevojë më shumë Kosova për marrëveshje apo Serbia për marrëveshje, nëse ne kemi nevojë më shumë për marrëveshje mendoj se pala kosovare duhet të jetë më insistuesi në arritjen e marrëveshjes. Nëse e kemi tendencën e vogël të Qeverisë së Kosovës për ta penguar procesin mendoj se do të na kushtojë shumë. A do të ketë kompromis nga Kosova në këtë proces, natyrisht që do të ketë. Problemi është që me aq sa kam parë më shumë është folur se si do t’i rezistojnë kompromisit se sa si do t’i shtyjmë kërkesat, planet tona përpara. Strategjia e Kosovës duhet të jetë që ne të insistojmë në atë se çfarë po duam dhe jo të insistojmë se nuk bëjmë kompromis”, është shprehur Ymeri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit