Një lojtar i Manchester Cityt duket se do të largohet nga klubi këtë verë, pasi u la jashtë skuadrës për ndeshjen e fundit të sezonit në Ligën Premier. 

City po futet në ditën e fundit të sezonit në pozitën e tretë në tabelë, duke ditur se një pikë, marrë parasysh goldallimin e tyre superior, do të jetë e mjaftueshme për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. 


Ekipi i Pep Guardiolas do të udhëtojë drejt Fulhamit, të cilët nuk kanë asnjë motiv për të luajtur në aspektin e kualifikimit në Evropë, por po luftojnë për vendin e nëntë me Brentfordin. 

Pas sezonit të tyre të parë pa trofe në nëntë vitet e fundit, City mundet të paktën që ta mbyllë sezonin me një notë pozitive dhe do ta kenë pjesën më të madhe të ekipit në dispozicion, përveç John Stones i cili është i lënduar dhe Mateo Kovacic i suspenduar. 

Por sipas raportimeve, Jack Grealish nuk do të luajë në këtë ndeshje, pavarësisht se është plotësisht i gatshëm. 

The Telegraph ka raportuar se Grealish është lënë jashtë skuadrës së Cityt e cila ka udhëtuar për përballjen në ‘Craven Cottage’. 

Grealish mund të mos e ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për klubin, me Kupën e Botës për Klube në horizont. 

Grealish nënshkroi për Cityn nga Aston Villa në vitin 2021 për një shifër rekord në futbollin anglez prej 100 milionë eurosh. 

Ai luajtur një rol kyç në triumfin e Manchester Cityt në Ligën Premier në sezonin 2022/2023, por nuk ka pasur një periudhë të suksesshme në dy sezonet e fundit dhe tani konsiderohet si tepricë në ekipin e Guardiolës./Telegrafi/

telegrafi sport app