Ylli i Barcelonës i dërgon mesazh Araujos pas problemeve të tij me shëndetin mendor

Barcelona aktualisht është pa shërbimet e Ronald Araujos, i cili ndodhet në një pushim të pakufizuar për të rikuperuar mentalisht pas një serie pengesash gjatë muajve të fundit.
Araujo udhëtoi në Tel Aviv më herët këtë javë, me planin për të vizituar kishat si pjesë e përpjekjeve për të rikuperuar.
Ndërkohë, bashkëlojtarët e tij fituan 2-1 ndaj Eintracht Frankfurt të martën, dhe pas asaj ndeshjeje, Pedri u pyet për këtë çështje.
Sipas TNT Sports, mesfushori i bëri homazhe Araujos, të cilin shpreson ta shohë sërish në fushë sa më shpejt të jetë e mundur.
“Nuk është një çështje e lehtë. I jap gjithë mbështetjen në botë, kam folur tashmë me të në privat. Ai është pjesë e familjes, e duam shumë dhe kemi nevojë për të si brenda, ashtu edhe jashtë fushës”.

“Këto janë gjëra që ndodhin. Ka gabime brenda dhe jashtë fushës. Të gjithë bëjmë gabime dhe kemi nevojë për të sepse për mua, ai është një vëlla”.
“E dua shumë dhe dua që të jetë me ne sa më shpejt të jetë e mundur, kur të jetë mire”, ka deklaruar Pedri.
Mungesa e Araujos do të thotë se Barcelona është një lojtar më pak në qendër të mbrojtjes, e cila ka qenë një zonë problematike për pjesën më të madhe të sezonit.
Klubi planifikon të nënshkruajë një lojtar të nivelit të lartë në pozicionin e tij gjatë verës, megjithatë është raportuar se dikush mund të arrijë edhe gjatë dimrit si mbulim për yllin uruguaian./Telegrafi/


















































