Daniel Radcliffe është në pritje të fëmijës së tij të parë me të dashurën Erin Darke.

Një zëdhënës i yllit të “Harry Potter”, 33 vjeçar, thuhet se ka konfirmuar lajmin të shtunën.


Mendohet se çifti, të cilët janë bashkë për më shumë se një dekadë, janë 'absolutisht të emocionuar' për t'u bërë prindër.

69078643 11899301 image a 78 1679673225938 Foto: Splash News

Një burim i afërt me çiftin zbuloi për The Mirror: “Daniel dhe Erin nuk mund të ishin më të lumtur. Ata janë absolutisht të emocionuar dhe mezi presin të bëhen një familje prej tre anëtarësh”.
“Ata u kanë thënë familjeve dhe miqve të tyre. Është një kohë tepër emocionuese”.

Ndërsa një burim shtoi për The Sun: “Daniel është shumë i emocionuar që do të bëhet baba. Marrëdhënia e tij me Erin është vërtet e veçantë dhe të gjithë mendojnë se do të jenë prindër të mrekullueshëm”.

69111035 11902475 image a 22 1679775266682 Foto: Getty Images

Danieli është më i famshëm për rolin në “Harry Potter”, ndërsa Erin ka luajtur në “Still Alice”, “The Marvelous Mrs. Maisel” dhe “Good Girls Revolt”.

Çifti jetojnë bashkë në New York, përkundër se e ruajnë marrëdhënien e tyre jashtë vëmendjes së publikut. /Telegrafi/

69078639 11899301 image a 79 1679673229635 Foto: Splash News