Yamal u takua me youtuberin e njohur, Speed në ceremoninë e Ballon d'Or, dëgjoni se si flet anglisht

Lamine Yamal u takua në ceremoninë e Ballon d’Or me youtuberin e njohur, IShowSpeed, takim gjatë të cilit zhvilluan një bisedë të shkurtër.
Ishte Speed i cili iu afrua, duke i kujtuar yllit të Barcelonës, një bisedë të para tre vjetëve.
“Çkemi vëlla. A të kujtohet kur të kam shkruar 3 vjet më parë?”, i tha ai, Yamalit.
Futbollisti më pas ia ktheu shkurt në anglisht, duke iu përgjigjur me: “Po, po”.
Pas kësaj, youtuberi i njohur i kërkoi edhe një fotografi, ku pozuan së bashku.
Ndryshe, ceremonia e Ballon d’Or u mbajt të hënën në Paris, ceremoni nga e cila Yamal u kurorëzua me çmimin futbollisti më i mirë i ri.
Ceremonia vjetore më e madhe në botën e futbollit, zgjodhi Rodrin, lojtarin e vitit. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

























































