Yamal tronditi sërish fansat me modelin e ri të flokëve

Lamine Yamal do t’i surprizojë të gjithë në ndeshjen për Trofeun Joan Gamper.
Lojtari i ri i Barcelonës i ka surprizuar shumë tifozët e tij kohët e fundit dhe këtë herë vendosi të ndryshojë modelin e flokëve para ndeshjes kundër Como 1907.
Sulmuesi i Barcelonës u pa te stilisti i tij i flokëve, i cili jo vetëm që i preu, por edhe ndryshoi modelin e flokëve.
Kështu që pamja e tij e re do të jetë ndryshe nga ajo që ka pasur deri më tani.
Ndjekësit e tij në rrjetet sociale nuk humbën kohë duke komentuar modelin e ri të flokëve të yllit të famshëm.

Disa prej tyre shkruan se Yamal do të bëhet tullac për shkak të lyerjes së shpeshtë të flokëve, ndërsa të tjerë komentuan se lojtari duhet të përqendrohet më shumë në fushë.
Barcelona do të fillojë të mbrojë kampionatin spanjoll këtë sezon, dhe Yamal do të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm. /Telegrafi/






























































