Pas vdekjes së tij tragjike, XxxTentacion ka thyer një rekord në Spotify.

Kënga e fundit e reperit “Sad” ka thyer rekordin e dëgjueshmërisë brenda një dite në Spotify që më parë është mbajtur nga Taylor Swift.


“Sad” ishte dëgjuar 10.4 milionë herë në Spotify një ditë pas vdekjes së XxxTentation më 19 qershor.

Që prej se u lansua kënga e Swift, Spotify shtoi 15 milionë abonues. Spotify tash ka 75 milionë abonues krahasuar me 60 milionë në fund të korrikut 2017.

Së pari Spotify largoi këngën “Sad” për shkak të politikave kundër nxitjes së dhunës, por pas reagimit të adhuruesve e ktheu atë.

Numri i shitjeve të XxxTentacion është rritur për 1603 për qind në SHBA pas vdekjes së tij.

Ekspertët presin që albumi i tij të kthehet në top 10 pas vdekjes gjatë javës së ardhshme.

XxxTentacion ishte vrarë pas një sulmi të armatosur në Florida. Ai ishte vetëm 20 vjeç. /Telegrafi/