Sfida e buxhetit u bë edhe ditën e sotme (e diel) temë diskutimi tek banorët e shtëpisë më të famshme në vend.

Gresë Gashi e Xuxi shprehën shqetësimin e tyre se pse Drilon Rama nuk e ka njohur Ismail Kadarenë dhe prap del i preferuari i publikut.


“Njerëzit kanë me thanë Xuxi nuk po dika asgjë se nuk e ka njohur Ismail Qemalin”, tha Xuxi.

Screenshot 6 10 Foto: Screenshot/YouTube

Aktorja shqiptare nga ana tjetër tutje pyeti Paulin se si mundi që të mos e njihte Inva Mulën.

Veç këtyre, pati edhe shumë përgjigje tjera befasuese të konkurrentëve të Big Brother.

Screenshot 7 9 Foto: Screenshot/YouTube

Ata nuk njohën thuajse një pjesë të madhe të personazheve që iu shfaqën në ekran, gjë që morën edhe shumë kritika.

Të njëjtit nuk e njohën as Zahir Pajazitin, Isa Boletinin e Nexhmije Pagarushën. /Telegrafi/