Xiaomi thyen rekordin në Nürburgring me SU7 Ultra, merr titullin "makina elektrike më e shpejtë në pistë"

Xiaomi ka hyrë fuqishëm në industrinë e automjeteve elektrike, duke vendosur një rekord të ri me modelin SU7 Ultra në pistën legjendare Nürburgring në Gjermani.
Makina arriti një kohë mbresëlënëse prej 7:04.957 minuta, duke u bërë automjeti elektrik i prodhimit më i shpejtë që ka xhiruar ndonjëherë në këtë pistë.
Lajmi u bë publik nga themeluesi dhe CEO i Xiaomi-t, Lei Jun, përmes një postimi në rrjetin social Weibo.
Rekordi i ri ka përmbysur kohën e mëparshme prej 7:07.55 të vendosur nga Porsche Taycan Turbo GT në shtator 2023.
Pilotimi u krye nga garuesi profesionist Vincent Radermecker, i cili kishte testuar edhe prototipin e SU7 më parë.
Me këtë sukses, Xiaomi synon të zgjerojë më tej praninë e saj në tregun e automjeteve, duke përgatitur lansimin e modelit të parë SUV elektrik, YU7, i cili pritet të prezantohet zyrtarisht në korrik. /Telegrafi/

















































