LAJMI I FUNDIT:

Xhiro e tetë në Superligën e basketbollit sjell duele shumë interesante, vëmendja në Gjakovë

Xhiro e tetë në Superligën e basketbollit sjell duele shumë interesante, vëmendja në Gjakovë

Fundjava do të dhurojë sfidë interesante në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Përballja e parë do të jetë mes Vëllaznimit dhe Pejës. Kuqezinjtë ndodhen në formë të mirë, ku kanë tri fitore radhazi, por në formë edhe më të mirë është Peja, që ka shtatë fitore në shtatë ndeshje, apo asnjë humbje në elitë, njëherësh edhe skuadra e vetme pa humbje në këtë edicion të Superligës.

Takim po ashtu interesant do të zhvillohet edhe në Prizren, ku Bashkimi ndeshet me Golden Eagle Yllin. Tashmë të dy skuadrat kanë nga tri fitore e katër humbje dhe do të kërkojnë fitoren e katërt për këtë edicion.


Trepça pas humbjes nga Golden Eagle Ylli do të ndeshet me Istogun, që numëron një fitore e gjashtë humbje, kurse mitrovicasit janë në vendin e dytë me pesë fitore e dy humbje.

Java e tetë do të mbyllet me ndeshjen mes Proton Cable Prizrenit dhe Sigal Prishtinës, sfidë që do të zhvillohet në kryeqytet. Prizrenasit kanë dy fitore e pesë humbje, kurse prishtinasit kanë katër fitore e tri humbje. /Telegrafi/

Java 8-Prince Caffe Superliga

E shtunë

17:00 Vëllaznimi-Peja

19:00 Bashkimi-Golden Eagle Ylli

E diel

17:00 Trepça-Istogu

19:00 Proton Cable Prizreni-Sigal Prishtina

Në trend Sport

Më shumë
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori