Elita e futbollit kosovar do të fillojë me ndeshjet e xhiros së 32-të ku dy nga to janë në program për tu zhvilluar sot (e shtune).

BKT Superliga është futur në xhirot vendimtare ku tanimë po dihen thuajse fituesi i saj dhe dy skuadrat që do të bien direkt nga liga.


Padyshim që vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në kryeqytet, ku Prishtina do të përballet me Dukagjinin.

275250596 363133049150940 1204199928869619501 n

Dy skuadrat janë në luftë për t'i ikur pozitës së barazhit dhe kjo ndeshje pritet të jetë tejet interesante.

Dueli tjetër i ditës së sotme do të zhvillohet mes Ulpianës dhe Gjilanit, me dy skuadrat që tanimë thuajse janë pa objektiva.

Lipjanasit vetëm ndonjë mrekulli i mbanë në ligë, derisa Gjilani e ka të sigurt daljen në Evropë. /Telegrafi/

telegrafi sport app