LAJMI I FUNDIT:

Xhiro e 20-të në Superligë zhvillohet sot, katër super ndeshje

Xhiro e 20-të në Superligë zhvillohet sot, katër super ndeshje

Pas emocioneve të Kupës, adrenalina në basketboll vazhdon me super ndeshjet në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, ku zhvillohet xhiroja e 20-të.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen sot (e diel), ku secila përballje është shumë e rëndësishme.

Proton Cable Prizreni-Bora është një takim shumë i rëndësishëm pasi përballen vendet shtatë dhe tetë. Prizrenasit kanë katër fitore e 15 humbje, ndërsa prishtinasit kanë gjashtë fitore e 13 humbje.


Ndeshje mjaft interesante shihet edhe ajo ndërmjet Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit. Kuqezinjtë kanë dhjetë fitore e nëntë humbje, derisa therandasit tetë fitore e 11 humbje.

Bashkimi – Sigal Prishtina është një përballje mjaft interesante, ku pritet atmosferë e jashtëzakonshme në “Sezai Surroi”. Prizrenasit janë në vendin e parë me 14 fitore e pesë humbje, derisa bardhekaltrit në pozitën e tretë me 11 fitore e tetë humbje.

Derbi është edhe dueli ndërmjet Trepçës dhe Pejës, ku po ashtu pritet një atmosferë e ‘zjarrtë’ në “Minatori”. “Xehetarët” janë në vendin e dytë me 13 fitore e gjashtë humbje, kurse pejanët në pozitën e katërt me dhjetë fitore e nëntë humbje.

ProCredit Superliga-Java 20

E diel

16:00 Proton Cable Prizreni – Bora

16:00 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli

19:00 Trepça – Peja

19:00 Bashkimi – Sigal Prishtina

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ndërkombëtare
Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Premier League
Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

La Liga
Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

La Liga
A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Serie A
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori