LAJMI I FUNDIT:

Xhinset që po preferohen nga të gjithë, përfshirë Meghan Markle dhe Jennifer Garner

Xhinset që po preferohen nga të gjithë, përfshirë Meghan Markle dhe Jennifer Garner
HOLLYWOOD, CA - AUGUST 20: Jennifer Garner attends the ceremony honoring Jennifer Garner with a star on the Hollywood Walk Of Fame on August 20, 2018 in Hollywood, California. (Photo by Steve Granitz/WireImage)

Me rënien e temperaturave ne bëhemi gati për t’iu përshtatur stinës – në këtë rast vjeshtës, duke i gjetur xhinset adekuate për t’i kombinuar me këpucët apo çizmet e preferuara.

Ndonëse mund të na pëlqejë ta shfletojmë internetin për të gjetur xhinse të reja, kush në të vërtetë ka kohë ta kalojë tërë ditën duke e bërë këtë gjë? – transmeton Telegrafi.


Fatmirësisht, ne i kemi yjet tona të preferuara të na inspirojnë për të gjetur çfarë na pëlqen.

Dhe, sa i përket xhinseve, ekzistojnë një palë xhinse fituese: ato ‘Mother’.

Nga Lucy Hale, Mila Kunis, Jourdan Dunn e deri te Kate Moss, lista e yjeve të Hollywood-it që janë adhurues të këtyre xhinseve është e gjatë.

Edhe Meghan Markle, Dukesha e Sussex-it, është parë duke veshur xhinset ‘The Looker’ nga brendi Mother gjatë një takimi publik me Princin Harry.

Përveç saj, edhe Jennifer Garner së fundmi është shfaqur me xhinse të tilla, duke na treguar se sa bukur kombinohen me xhemperin e preferuar. /Telegrafi/