Xheneta Fetahu mahnit me imazhet e fundit të publikuara në Instagram

Xheneta Fetahu ka mahnitur ndjekësit me imazhet e saj më të fundit në Instagram.
Në fotot e publikuara, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ishte shfaqur plot stil, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve.
Ajo kishte veshur një bluzë ngjyrë kafe, të kombinuar me një xhaketë lëkure të zezë. Veshjes i kishte shtuar një palë pantallona të shkurtra lëkure, të cilat i kishte kompletuar me geta të zeza, duke krijuar një pamje moderne dhe mjaft të kuruar.

Xheneta dukej jashtëzakonisht elegante, ndërsa pozonte me sharm dhe vetëbesim para kamerës.
Pamjen e saj e kishte plotësuar me një palë çizme të zeza dhe një çantë në të njëjtën ngjyrë, duke ruajtur harmoninë perfekte të kombinimit.

Ky look, me nuanca tipike vjeshte, i shkonte për mrekulli dhe nxirrte në pah linjat e saj të përkryera trupore, duke e bërë paraqitjen e saj edhe më tërheqëse dhe plot stil.




























































