Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe njëherësh kandidat për deputet, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar lidhur me rastin e Hotelit ‘Grand’ dhe deklaratat e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Haxhiu ka deklaruar se sipas vendimit të Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve Investimeve, ka gjetur që nuk ekziston asnjë premisë, dëshmi apo teori që do t’ia mundësonte Behgjet Pacollit pronësinë mbi Hotel Grandin.
Por Haxhiu ka thënë se Republika e Kosovës ka obligim t’ia kthejë Pacollit vlerën monetare që ai ia kishte dhënë Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) në emër të privatizimit.
Ndërkaq, Xhemaili ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për humbjen e 8 milionë eurove në një proces arbitrazhi, që sipas tij, lidhet me një mosmarrëveshje mes dy kompanive private, ku shteti nuk ka qenë palë.
“Dje, Qeveria e Kosovës humbi 8 milionë euro në Arbitrazh për një kontratë me të cilën shteti nuk ka pasur asnjë lidhje dhe nuk ka qenë as palë në kontest. E pabesueshme se si njerëzit u mashtruan kaq lehtë nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që gjoja e ka shpëtuar ‘Grandin’, kur në fakt askush nuk ia ka kërkuar. Qeveria tani do të paguajë 8 milionë euro për një mosmarrëveshje mes dy kompanive private. Kjo është çmenduri,” ka deklaruar Xhemaili.
Çka kishte ndodhur me Grandin?
Hoteli Grand për herë të parë hapi dyert në prill të vitit 1978. Atë kohë konsiderohej si një nga ndërtesat ikonë të kryeqytetit, derisa sot thuajse e gjithë fasada e jashtme e tij është e mbuluar nga reklama të bizneseve e produkteve të ndryshme.
“Grand Hotel” ishte privatizuar fillimisht në kohën e ish-Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit. Për të janë paguar mbi 8 milionë euro, ndërsa investitori ishte zotuar se do të investonte 20 milionë euro dhe të punësonte 570 punëtorë.
Hoteli ishte privatizuar nga kompania “Union Commerce”, me pronar Zelqif Berishën, mirëpo më vonë Behgjet Pacolli e Remzi Ejupi kishin pretenduar se kanë aksione në këtë hotel.
Palët ishin përfshirë në një kontest gjyqësor për pronësinë. Por, pas dështimit për të realizuar investimet e zotuara, Agjencia Kosovare e Privatizimit kishte vendosur që t’i tërheqë aksionet dhe e kishte marrë hotelin në pronësi.
Hapësirat e hotelit tash e disa vite shfrytëzohen për aktivitete e ekspozita të ndryshme, përfshirë Bienalen Manifesta në vitin 2022 që u organizua në disa prej hapësirave të këtij hoteli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës