LAJMI I FUNDIT:

Xhavit Drenori i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

Xhavit Drenori i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

Kryetari i Levizjesd Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar se sot Levizjes Vetëvendosje iu është bashkuar edhe Xhavit Drenori, për të cilin ka thënë se luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative në shoqëri, të filluara në asamblenë komunale në Drenas dhe më pas të shprehura edhe përmes video-incizimeve të shkurtëra në rrjete sociale, do ta vazhdojë si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti ka shkruar se Drenori të mërkurën që shkoi doktoroi në Universitetin Evropian të Tiranës, në drejtimin e Shkencave Sociale – Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Postimi i plotë i Kurtit:


“Xhavit Drenori sot na u bashkua në VETËVENDOSJE!.

Paraprakisht ai ka bërë magjistraturë në Universitetin “Angel Kanchev” në Ruse, Bullgari, në vitet 2004-2006 dhe në Universitetin Teknik në Chemnitz, Gjermani. Edhe më herët se kaq, studimet bazike, menjëherë me të mbaruar lufta, i ka kryer në Universitetin e Prishtinës dhe në Universitetin e Hamburgut për gjuhë dhe letërsi gjermane. Xhavit Drenori ka kryer edhe një mori studimesh, kursesh e trajnimesh posaçërisht në fushën e qeverisjes lokale dhe të politikave publike, sidomos në Gjermani, ku edhe ishte bursist i Bundestagut në vitin 2008. Po ashtu, ai ka dhënë mësim si profesor i gjuhës gjermane.

Nga viti 2013 e deri më 2018 ishte asamblist në Kuvendin Komunal në Drenas. Luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative në shoqëri, të filluara në asamblenë komunale në Drenas dhe më pas të shprehura edhe përmes videoinçizimeve të shkurtëra në rrjete sociale, do ta vazhdojë si aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Xhavit Drenori është me prejardhje nga Drenica: shkollën fillore “Rilindja” në Dobroshec dhe gjimnazin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Drenas.

Si politikan tejet aktiv e aktivist i shoqërisë civile, si njeri i pasionuar pas dijes dhe mësimdhënës i dashur për studentët, Xhaviti na sjell më shumë dije dhe përvojë, energji dhe punë në Lëvizje”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori