Xhamprerësi Demë Dili është ndër më të vjetrit në kryeqytet. Ai ka thënë se interesimi për këtë lloj zeje, dikur ishte shumë i madh.
“Për mendimin tim, shumë zeje që është dashur me ekzistua sot nuk janë më. Faktikisht edhe në zejen e xhamprerësit kanë mbetur pak profesionist të vërtet, pasi këtë profesion po e ushtrojnë edhe mobilieritë, alumingjintë. Xhamprerës të plotë kanë mbetur pak”, deklaroi për RTV Dukagjinin, xhamprerësi Demë Dili.
Ai këtë zeje e filloi para 36 viteve.
Sot, në lokalin e tij gjendën lloje të ndryshme të xhamave dhe kornizave, madhësitë e të cilave varet nga kërkesat e konsumatorëve.
Demë Dili, ka thënë se përgjatë viteve, kërkesat e klientëve kanë ndryshuar në tërësi.
“Kërkesat e klientëve kanë ndryshuar shumë. Në vitet e 80-ta kam punuar me korniza, goblena, xhama të thjeshta. Tash ka ndryshuar situata pasi kanë dalë izolime të ndryshme”, shton Dili, përcjell Telegrafi.
Të ushtrosh zanatin e xhamprerësit, padyshim që është një vështirësi në vete. Sepse, përveç që paraqet një lloj rreziku për personin i cili e praktikon, kërkohet edhe precizitet i madh në punë.
“Kur kam qenë në shkollën fillore, kam pasur një shok që kishte vëlla një xhamprerës. Jam shoqëruar me të dhe me kalimin e kohës kam filluar të merrem edhe vetë me këtë profesion. Pas mbarimit të shkollës së mesme dhe shërbimit ushtarak kam hapur dyqanin në vitin 1982… Ia ka vlejtur që kam zgjedhur këtë profesion. Kam rritur fëmijët dhe i kam shkolluar, falë kësaj zeje. Me një fjalë, ia kam parë hajrin kësaj zeje”, shprehet ndër të tjera Demë Dili.
Dema e ka një brengë të madhe, sepse thotë se nuk ka kujt të ia lë trashëgim zejen, pasi që fëmijët e tij nuk kanë asnjë interesim.
Dili premton se do të vazhdojë me këtë profesion, derisa ta ketë shëndetin./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova