LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Ombudsmani është  institucion për mbrojtjen e qytetarëve dhe të drejtave të tyre

Xhaferi: Ombudsmani është  institucion për mbrojtjen e qytetarëve dhe të drejtave të tyre

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka mbajtur një fjalim në një eveniment solemn përshëndetës, ku kanë qenë të pranishëm përfaqësues të Qeverisë, Ombudsmanja e Kroacisë, Avokati i Popullit i Maqedonisë së Veriut dhe delegacioni i BE-së në Shkup.

Xhaferi ka theksuar rëndësinë e të drejtave dhe lirive të njeriut si parime dhe standarde të ndërtuara në të kaluarën, të cilat ndihmojnë në ndërtimin e të ardhmes së civilizimit njerëzor. Ai ka shtuar se çdo shoqëri dhe shtet që synon demokracinë duhet të kultivojë dhe të mbrojë këto vlera.

“Ombudsmani është  institucion për mbrojtjen e qytetarëve dhe të drejtave të tyre, që në përkthim të lirë do të thotë personi për ankesa është me të drejtë, ajo është  dera ku drejtohen të gjithë ato që në një çast të jetës u është bërë cenim i ndonjë të drejte dhe janë privuar nga gëzimi i të njëjtës prej shtetit dhe institucioneve shtetërore” theksoi Xhaferi


Ai gjithashtu përmendi se në këto njëzet e pesë vite të ekzistimit dhe punës, Avokati i Popullit në Maqedoni së Veriu ka vërtetuar se është institucion i lartë profesional dhe i pavarur, duke mbrojtur të drejtat dhe liritë e qytetarëve pa dallim, veçanërisht kur ato janë cenuar nga organet e administratës shtetërore.

Duke përfunduar, Xhaferi inkurajoi bashkëpunimin e të gjithë aktorëve në ngritjen e vetëdijes për të drejtat njerëzore dhe në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe humane. Ai theksoi se mbrojtja e të drejtave njerëzore duhet të jetë përgjegjësi e çdo individit dhe institucioni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori