LAJMI I FUNDIT:

Xeni flet pas vdekjes së daullistit Behar Morina: Shpejt na le o Behar, më vrave në shpirt

Xeni flet pas vdekjes së daullistit Behar Morina: Shpejt na le o Behar, më vrave në shpirt
Shkëlzen Jetishi dhe Behar Morina (Foto: Facebook)

Mbrëmë (e shtunë) zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, ka konfirmuar gjetjen e një trupi të pajetë në një fshat të Gjakovës.

“Rreth orës 20:30 minuta policia në Gjakovë ka pranuar një informim se në fshatin Moglicë, KK- e Gjakovë ne një shtëpi te pa banuar është një person i varur në litar. Patrulla policore se bashku më shërbimin mjekësor i janë përgjigjur vendit te ngjarjes, dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar – i vdekur. Personi i vdekur B.M. Është nga Gjakova dhe i moshës rreth 38 vjeçare”, ka thënë Gjurkaj për Telegrafin.

Më pas u bë e ditur se viktima e varur në litar ishte daullisti i njohur Behar Morina, njëherësh bashkëpunëtori i ngushtë i Xenit, me të cilin kishte edhe lidhje familjare.


Behar Morina

Menjëherë pas këtij lajmi, Xeni kishte dhënë një prononcim për ‘Radio 1 ‘ duke thënë: “Jam i stepur, pa asnjë koment. Ende nuk po i dimë rrethanat. Nga të gjithë njerëzit që kam njohur gjatë jetës time, i fundit njeri që do thoja se do shkonte drejtë një akti të tillë është Behari. Nuk kam koment nuk e di çfarë ka ndodhur. Asnjë problem e asnjë telashe jetësore nuk e ka pasur, që e ka shprehur”.

Personi që u gjet i vdekur në Gjakovë është daullisti i njohur Behar Morina
Lexo po ashtu Personi që u gjet i vdekur në Gjakovë është daullisti i njohur Behar Morina

I njëjti po ashtu pak më parë ka bërë një postim në rrjetin social, Facebook, i cili shprehet i tronditur pas vdekjes së mikut të tij.

“Shpejt na le o Behar, më vrave në shpirt. Do më mungoj buzëqeshja e gëzimi që shprehje kur më takoje”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3154906797931441&set=a.490646677690813&type=3&theater

Morina ndërkohë kishte përcjellë ndër vite orkestrinën e njohur gjakovare të Buxhovit që e shoqërojnë duetin Doli-Jetishi.

I ndjeri ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe dy vajza. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
G Bani i ashpër me Jozin: Besëprerë, po bën skema me vajzat në shtëpi

G Bani i ashpër me Jozin: Besëprerë, po bën skema me vajzat në shtëpi

Magazina
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Tetë dështimet më të mëdha në historinë e Oscar-it

Tetë dështimet më të mëdha në historinë e Oscar-it

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
Kalo në kategori