Xavi ka zbarkuar në Barcelonë, gazetarët e pyesin nëse do ta zëvendësojë Koemanin

Xavi Hernandez ka arritur në Barcelonë të hënën pas përfundimit të sezonit me Al Sadd, ndërsa menjëherë nisën spekulimet se mund të bëhet trajner i katalunasve.
Legjenda e Blaugranëve është shoqëruar nga familja e tij, të cilët përgatiten për t’i kaluar pushimet në Kataluni, ku për herë të fundit kanë qëndruar para dy vitesh.
Dhe, siç transmeton Marca, ish-mesfushori i Barcës është pyetur nga gazetarët se a do ta zë vendin e Ronald Koeman në Camp Nou.
“Unë nuk di asgjë, kam ardhur këtu për pushime”, është përgjigjur drejtpërdrejt Xavi.
41-vjeçari nuk ka dhënë komente të mëtutjeshme lidhur me këtë çështje dhe është larguar me familjen e tij.
Ndryshe, trajneri sapo e ka rinovuar kontratën me Al Sadd, edhe pse klubi nga Katari ia ka bërë të qartë se nuk do ta pengojë nëse ai merr ofertë nga Barcelona. /Telegrafi/






















































