LAJMI I FUNDIT:

Xabi Alonso ka marrë vendim për të ardhmen e tij te Leverkuseni

Xabi Alonso ka marrë vendim për të ardhmen e tij te Leverkuseni

Trajneri shumë i vlerësuar i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso thuhet se do të largohet nga klubi në fund të sezonit aktual.

Eurosport ES raporton se spanjolli 42-vjeçar do të largohet së bashku me lojtarin Alejandro Grimaldo.

Real Madrid dhe Bayern Munich, ish-klubet e Alonsos, dalin si kërkuesit e mundshëm.


Trajneri spanjoll ka qenë i lidhur me Real Madridin mes presionit të Carlo Ancelottit.

Strategu italian po ashtu po kalon sezonin e tij të fundit dhe do të largohet nga Los Blancos.

Alonso ka shprehur dëshirën e tij që të jetë trajner i dy gjigantëve evropianë, por që madrilenët i prijnë garës. /Telegrafi/