LAJMI I FUNDIT:

WUUGames nga Kosova gati me lojën e tyre të parë

WUUGames nga Kosova gati me lojën e tyre të parë

Grupi i studentëve nga Kosova – WUUGames, të cilët merren me zhvillimin e video lojërave për pajisje mobile dhe kompjuterë personal, së fundmi është duke punuar në finalizimin e lojës së tyre të parë e cila quhet REBORN e që është e dedikuar për sistemet desktop.

Ngjarja e lojës REBORN do të zhvillohet në qytetin e Prishtinës, por në një Prishtinë pas apokaliptike. Lojtari duhet të i’u ndihmoj banorëve dhe ta kthej qytetin në një gjendje normale. Këtë javë WuuGames ka publikuar trajlerin e parë që është mirëpritur nga audienca dhe po gjenë mbështetje të madhe në rrjetin social Twitter. REBORN do të përdorë mekanizma të avancuar që mund të krahasohen me lojëra të nivelit botëror dhe pritet të hedhet në treg në fund të vitit.

WuuGames përbëhet nga Vlonjat Gashi, Atdhe Mahmuti, Ardit Azemi dhe ish-antari i ekipt Diorit Bajrami, të cilët kanë marrur pjesë në garat Startup Weekend Prishtina ku kanë nxënë vendin e dytë dhe në garën ndërkombëtare Global Startup Battle 2013 të mbështetur nga Google Entrepreneurs ku edhe janë futur në rrethin e ngushtë të garës: TOP 15 startupet e vitit. Së fundi grupi i është bashkuar inkubatorit të Innovation Centre Kosovo ku së bashku me mentorët do ta zhvillojnë ekipin WuuGames si kompani.