TABJA, me bazë në Kosovë, ka arritur një sukses të madh në industrinë ndërkombëtare të modës.

Së fundi, supermodelja e njohur Winnie Harlow festoi 30-vjetorin e saj duke veshur një fustan të mahnitshëm të punuar nga TABJA.


Megjithëse me bazë në një vend të vogël si Kosova, TABJA ka ndërtuar një prani të fortë ndërkombëtare, me klientë të kënaqur në mbarë botën. Fustanet e mrekullueshme të markës eksportohen në mbarë globin, duke e bërë Tabja-n sinonim me luksin dhe ekskluzivitetin.

452373436 18445418014049600 7955100577399085263 n

Zgjedhja e Winnie Harlow për të veshur një fustan të TABJA-s në ditëlindjen e saj është një dëshmi e ndikimit të markës në fushën e modës. Kjo nxjerr në pah talentin dhe potencialin që ekziston në Kosovë.

453213882 18445418023049600 4837718918528836098 n

TABJA vazhdon të bëjë jehonë në industrinë e modës. Bashkëpunimi me Winnie Harlow vjen pas shumë bashkepunimeve tjera të suksesshme me Carmen Electra, Dilara, Pokimane, Ninoska Vasqueza, Dafina Zeqirin etj.

452848229 18445418053049600 6582292899164785323 n

Me një përkushtim ndaj përsosmërisë dhe një vizion global, TABJA është e vendosur të ngrejë statusin e Kosovës në botën e modës.

453397736 18445418044049600 727162974995105686 n

Udhëtimi i TABJA-s nga një shtëpi mode lokale në një markë të njohur ndërkombëtarisht është një histori frymëzuese përkushtimi, kreativiteti dhe ambicie globale.