Wilshere i hapur për një aventurë të re në La Liga, Serie A ose Bundesliga, anglezi tregon kampionatin e preferuar
Jack Wilshere ka pranuar se ai është i hapur për t’u bashkuar me një klub në La Liga, Serie A apo Bundesliga këtë sezon pas lirimit të tij nga West Ham United.
28-vjeçari u largua nga Çekanët këtë fillim muaji pasi kontrata e tij u ndërpre me pëlqimin e ndërsjellë dhe ai tani është në kërkim të klubit të tij të ardhshëm.
Në të vërtetë, raportet e mëparshme kishin lidhur mesfushorin qendror me një lëvizje në Real Betis ndërsa ai ishte ende një lojtar i Arsenalit, por asnjë largim nga Anglia nuk u materializua kurrë.
Wilshere u bashkua me londinezët në verën e vitit 2018 pas skadimit të kontratës së tij me Arsenalin, por ai ishte zhgënjyer nga dëmtimet dhe ishte i kufizuar në vetëm 18 paraqitje në ekipin e parë deri në largimin e tij.
Tani ai e pranon se po shikon më larg dhe përmendi disa liga kryesore evropiane, por kushtoi shumicën e kohës duke diskutuar ligën spanjolle dhe se si ai mendoi se do të ishte një përshtatje e mirë për stilin e tij të lojës.
“La Liga, Serie A ose Bundesliga do të ishin një ndryshim i mirë për mua. Jo shumë lojtarë anglezë e kanë bërë atë”, ka thënë fillimisht Wilshere për Sky Sports.
“Unë gjithmonë e shikoj La Ligën, ishte gjithmonë diçka për të cilën mendoja. Më pëlqen kampionati, mendoj se është më teknik sesa loja angleze. Mendoj se është diku që unë me të vërtetë mund të tregoj se çfarë mund të bëj”.
“Nuk mendoj se jam shumë i ri për MLS. Mendoj se ka pasur një përmirësim të madh në atë kampionat. Nëse do të vinte mundësia e duhur, unë do të isha i hapur për të”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëIkona e Argjentinës shpjegon pse Ronaldo ka qenë gjithmonë më i mirë se Messi
Publikohet video nga biseda e gjyqtarit me VAR-in para se të akordonte penallti për Atletico Madridin
Gjithmonë e më shumë shtohen zërat se Ronaldo ka vendosur për të ardhmen e tij
Barcelona fiton pastër ndaj Sevilla, bëhet hije e Realit dhe Atleticos
Euro 2027 bashkë Shqipëria dhe Serbia – kjo është përgjigja e Arbnor Morinës
Barcelona e vendosur të fitojë mbi 10 milionë euro nxitje financiare pasi po konfirmohen miqësore në Azi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe