LAJMI I FUNDIT:

Willian flet rreth konfrontimit me Barkleyn rreth penalltisë: Doja ta godisja unë

Willian flet rreth konfrontimit me Barkleyn rreth penalltisë: Doja ta godisja unë

Willian ka konfirmuar se ai u përpoq të merrte penalltinë para Ross Barkley në humbjen e së martës ndaj Valencias, por nuk mban hatër tek bashkëlojtari i tij.

Blutë pësuan humbje 1-0 në shtëpi ndaj skuadrës spanjolle, ndërsa filluan sezonin e Ligës së Kampionëve në mënyrën më të keqe të mundshme.

Barkley ishte pa fat pasi mundi të barazonte rezultatin në minutën e 87-të, por goditi penalltinë mbi traversë.


Barkley dhe Willian u konfrontuan verbalisht në momentin e penalltisë së humbur të Chelseat ndaj Valencias
Lexo po ashtu Barkley dhe Willian u konfrontuan verbalisht në momentin e penalltisë së humbur të Chelseat ndaj Valencias

Por, kishte disa polemika para penalltisë, me  Willian dhe Jorginho që u përpoqën ta marrin atë në vend të Barkley, i cili kishte ardhur disa minuta më parë në lojë.

“Unë doja ta merrja atë, por ai ishte i sigurt për ta marrë atë”, u tha Willian gazetarëve pas ndeshjes kur u pyet për diskutimet me Barkley.

“Ky është futbolli. Ai humbi penalltinë por mund të isha unë ai që humb, ose Jorginho ose kushdo. Kështu që futbolli është ky”.

“Por kur fitojmë, ne fitojmë së bashku, dhe kur humbasim, ne humbasim së bashku”, përfundoi ylli brazilian. /Telegrafi/

https://twitter.com/RouteOneTweets/status/1174064488540229633

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
Coutinho bëhet kandidat për

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Ligat tjera
Real Sociedad dhe Manchester United ndalën ndeshjen për disa momente që Aguerd dhe Mazraoui të bënin Ramazan

Real Sociedad dhe Manchester United ndalën ndeshjen për disa momente që Aguerd dhe Mazraoui të bënin Ramazan

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori