Williams triumfoi në Euro 2024 me Spanjën, por medaljen ia dha nënës së tij - lojtari tregon historinë emocionuese prapa gjestit të tij

Nico Williams, sulmuesi anësor i Athletic Bilbaos që ka impresionuar me paraqitjet e tij për Kombëtaren e Spanjës në Kampionatin Evropian, mbetet një nga emrat më lakuar në ditët e fundit. Ëilliams shënoi dy gola dhe dha një asistim, përfshirë golin kundër Anglisë në finalen e turneut. Pas finales së Euros, ai u filmua duke i vënë në qafë medaljen e artë nënës së tij Maria, dhe tani këtë lëvizje e ka shpjeguar për mediat spanjolle. Deklarata e tij u bë virale dhe gëzoi shumë fansa të futbollit në rrjetet sociale.

Një klauzolë në kontratën e tij i lejon atij të largohet herët nga Athletic Bilbao nëse ka një blerës të gatshëm të paguajë 58 milionë euro. Ka më shumë palë të interesuara, ndaj përmenden Arsenali dhe Chelsea, por në rast transferimi, Williams preferon të qëndrojë në Spanjë sesa të shkojë jashtë vendit, me Barcelonën që mbetet e preferuara e tij.























































