LAJMI I FUNDIT:

Wilder tregon pse i refuzoi 100 milionë funte për t’u ndeshur me Joshuan

Wilder tregon pse i refuzoi 100 milionë funte për t’u ndeshur me Joshuan
Deontay Wilder (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Deontay Wilder ka treguar pse e kishte refuzuar ofertën prej 100 milionë funtesh (115 milionë euro) për t’u ndeshur me Anthony Joshua.

Është raportuar se kompania DAZN (që është në pronësi të promovuesit të AJ, Eddie Hearn) i kishte ofruar amerikanit 100 milionë funte për një marrëveshje që përfshinte tre duele.

Anthony Joshua, Deontay Wilder (Foto: Getty Images/Guliver)

Meçi i parë do të ishte në formë të një ‘nxehjeje’ para përballjes zyrtare për unifikimin e titujve që është dashur të zhvillohej në verën e këtij viti. Ndërsa rimeçi që do të zhvillohej në fillim të vitit 2020, do ta kompletonte marrëveshjen.


Të gjitha lajmet nga Deontay Wilder
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Deontay Wilder

Megjithatë, Wilder e refuzoi ofertën dhe vendosi të ndeshje me Dominic Breazeale më 18 maj 2019. Kampioni i WBC-së ka thënë se e ka refuzuar ofertën, sepse Joshua do të fitonte më shumë se ai.

Anthony Joshua dhe Deontay Wilder (Foto: Getty Images)

“Unë nuk jam në këtë biznes vetëm për të marrë para, sepse ju shfaqet një numër. Nuk jam i tillë. Asnjëherë nuk kam qenë. Unë e shoh pamjen e madhe. Ma tregoni një numër, ndërsa unë e di se do të jetë një numër më i madh se ai”.

Të gjitha lajmet nga Anthony Joshua
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Anthony Joshua

“Ata e panë një njeri dhe menduan se do të hidhnin ca para dhe do të ndodhte gjithçka, por u doli ndryshe. Ne ishim seriozë dhe kërkonim përgjigje serioze, por nuk i morëm dhe për këtë arsye u desh të tërhiqeshim deri në një kohë tjetër”, ka deklaruar Wilder për Daily Mail. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori