LAJMI I FUNDIT:

Wii 2 vjen para Xbox-it të ri

Wii 2 vjen para Xbox-it të ri

Kanë kaluar pesë vite që nga shfaqja e panelit komandues Wii në treg, ndërsa gjatë asaj periudhe kompanitë Microsoft dhe Sony kanë folur mbi jetëgjatësinë dhjetëvjeçare të konsolës, ndërsa Nintendo nuk kishte komentuar për këtë çështje.

Kështu, duket se Nintendo do t’ia shkurtojë jetëgjatësinë panelit të vet komandues, dhe t’ia ofrojë tregut një konsolë të re, e cila mund të jetë pasardhës i Nintendo Wii.

Nintendo ka arsye për diçka të tillë duke marrë parasysh se shitja e versionit të parë të Wii ka filluar të bie, ndërsa Microsofti falë kontrolluesit Kinect përjeton shitje të shkëlqyer.

Paraqitja e Nintendo Wii 2 do të ishte mundësi e shkëlqyer që kjo kompani të shtonte pjesëmarrjen e vet në treg dhe të realizonte shitje të shkëlqyer. /Telegrafi/