WhatsApp është vërejtur duke testuar veçorinë "Fshi mesazhet" në versionin beta të fundit për Android (versioni 2.19.348).

Përditësimi, i marrë nga wabetainfo, zbulon disa pamje nga ekrani dhe duket se tipari është identik me mesazhet vetë-shkatërruese të Snapchat.


Ky funksionalitet është ende në zhvillim dhe mund të mos vijë në versionin e qëndrueshëm në një kohë së shpejti.

Sipas wabetainfo, tipari mund të gjendet në Informacionin e Kontaktit (Contact Info) ose Cilësimet e Grupit (Group Settings) të një bisede, dhe mund të arrihet vetëm nga administratorët (e bisedave në grup).

DeleteMessage Android 3

Siç mund ta shihni në imazh, WhatsApp do t'u japë përdoruesve mundësinë të zgjedhin kur mesazhi fshihet automatikisht.

Afati kohor ndryshon nga 1 orë në 1 vit. Mbetet të shihet nëse tipari do të lansohet së shpejti. /Telegrafi/