LAJMI I FUNDIT:

West kritikohet për bluzën me mbishkrimin “White Lives Matter”

West kritikohet për bluzën me mbishkrimin “White Lives Matter”
(Foto: Screenshot/Twitter)

Kanye West është vënë nën kritika për veshjen e një bluze me mbishkrimin “White Lives Matter” (“Jetët e të bardhëve kanë rëndësi”) në Javën e Modës në Paris.

Reperi prezantoi një sfilatë të markës së tij, Yeezus, në këtë eveniment mode, ndërsa të gjitha modelet kishin veshur bluza me të njëjtin mbishkrim.

“White Lives Matter” filloi të përdoret nga ‘supremacistët’ e bardhë në vitin 2015 si një reagim ndaj lëvizjes “Black Lives Matter”.


(Foto: Screenshot/TMZ)

“Njerëzit mendojnë se kanë të drejtë të më afrohen dhe të thonë se jam i çmendur sikur kjo nuk mi lëndon ndjenjat”, ka thënë ai ndër të tjera.

“Vendimi i Kanye West për të veshur një bluzë në të cilën shkruan ‘White Lives Matter’ është neveritëse dhe e rrezikshme. Ky është racizëm. Shumë prej jush nxituan për ta mbrojtur. Pyesni veten pse po e bëni këtë”, shkroi një përdorues në Twitter.

“Kërkesa e Kanye West që modelet me ngjyrë të veshin këto bluza është një reflektim i refuzimit të luftës së popullit të tij dhe përbuzjes ndaj ideologjisë së supremacisë së bardhë”, ka shtuar një tjetër.

(Foto: Fox News)

“Mbaj mend se ai ka thënë në të kaluarën se afrikano-amerikanët kanë mundur të vendosnin nëse do të ishin skllevër”, është gjithashtu një nga komentet.

Ndryshe, Kanye u kritikua në vitin 2018 edhe për miqësinë e tij me Donald Trump. Më pas, kur u pyet nëse ish-presidenti i amerikan ishte racist, ai u përgjigj: “Racizmi nuk mund të më ndalojë, është një botë tjetër për mua”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

Magazina
Kalo në kategori