Drejtori sportiv i Werder Bremen, Frank Baumann, ka thënë se nuk ka ende asnjë ofertë zyrtare në klub për Milot Rashicën.

Ai ka hedhur poshtë pretendimet se klubet e njohura evropiane kanë bërë një ofertë për sulmuesin e tyre.


“Nuk kishte asnjë kontakt me klubet e tjera. Askush nuk ka ardhur tek ne. Nuk ka asgjë specifike", ka thënë Baumann.

GettyImages 1215352104 1 Kramer e Rashica në duel (Foto: Fabian Bimmer/Pool via Getty Images)

RB Leipzig ka qenë prej klubeve kryesore që së fundmi ka treguar interes të konsiderueshëm për të nënshkruar me 23-vjeçarit.

Kjo pasi pritet largimi i Timo Werner nga klubi i Bundesligës, me klube të njohura në Itali e Angli që janë vënë pas tij.

GettyImages 1187838242 Milot Rashica te Kosova (Foto: Thomas Eisenhuth/Getty Images)

Për Milot Rashicën ka pasur interesim nga Napoli, por edhe disa klube të Ligës Premier.

Ai ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar katër herë në 23 ndeshjet e Bundesligës këtë sezon. /Telegrafi/

telegrafi sport app