Wenger: Ramsey i ka të gjitha

Mesfushori uellsian shënoi dy herë ndaj klubit që e braktisi në vitin 2008 duke e ngritur në tetë numrin e përgjithshëm të golave në Ligën Premier.
“Ai është zhvilluar dhe është pjekur, jo vetëm si lojtar, por edhe si person”.
“Para disa vitesh ai erdhi këtu në një ndeshje kupe dhe zhvilloi një lojë shumë, shumë të vështirë dhe kjo tash dëshmon se sa është zhvilluar si person”.
“Unë kam qenë mesfushor dhe do të adhuroja të kem atë që ka ai. Ai mund të mbrojë, të sulmojë, mund të shënojë gola. Çfarë doni më shumë?”.
“Dhe ai është i ri – një tjetër kualitet që unë nuk e kam më”, u ka thënë Wenger gazetarëve. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































