LAJMI I FUNDIT:

Wenger insiston se e ardhmja e tij nuk është në rrezik

Wenger insiston se e ardhmja e tij nuk është në rrezik

Arsene Wenger ka folur rreth të ardhmes së tij si trajner i Arsenalit, pas protestave dhe pankartave kundër tij të tifozëve ‘Topçinj’.  

Arsenali nuk është duke përjetuar formë të mirë, teksa ka dështuar edhe këtë sezon që të jetë një rival i denjë për tituj në Angli dhe Evropë, ku tifozët kanë fajësuar trajneri francez shkaku i rezultateve jo të kënaqshme, ndërsa Wenger i është përgjigjur se së bashku do ta tejkalojmë këtë situatë.

Wenger po largohet, këta janë shtatë trajnerët në listën e Arsenalit (Foto)
Lexo po ashtu Wenger po largohet, këta janë shtatë trajnerët në listën e Arsenalit (Foto)

“Nuk jam unë në rrezik, por sezoni i Arsenalit është në rrezik. Në një klub të futbollit është e rëndësishme që kanë mendime të ndryshme. Ajo që ka rëndësi nuk është mendimet e njerëzve, por rezultatet”, ka thënë Wenger.


“Ne luftojmë me ekipet të cilët kanë investuar jo më shumë se ne dhe kjo është një periudhë ku ne duhet të rrimë së bashku, të përqendrohemi dhe të përgjigjemi”, përcjell Telegrafi.

Ylli i Arsenalit i bashkëngjitët pjesës së tifozëve që kërkojnë largimin e Wengerit (Foto)
Lexo po ashtu Ylli i Arsenalit i bashkëngjitët pjesës së tifozëve që kërkojnë largimin e Wengerit (Foto)

“Ka qenë një javë e vështirë. Ne jemi këtu për të fituar ndeshjet dhe kur ne nuk do të fitojmë ndeshjet atëherë jemi shumë të zhgënjyer. Ndeshja ndaj Hullit është një test i mirë në një moment të rëndësishëm të sezonit dhe kjo është një mundësi e mirë për të treguar atë që ne jemi”.

“Koha të shkoni”, është njëra nga pankartat e tifozëve londinez

“Ne kemi një luftë të madhe në Premiership, një luftë të madhe në Ligën e Kampionëve, ne jemi ende në FA Cup. Ne duam të bëjmë mirë në të gjitha tre garat. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që ne të përqendrohemi, të përgjigjemi dhe t’i kthejmë tifozët prapa ekipit”.

“Kjo është një pjesë shumë e ndjeshme e sezonit dhe ne kemi për t’iu përgjigjur zhgënjimit së bashku”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Kalo në kategori